G20: Xi akuzon Trudeaun për rrjedhje të informacioneve të takimit

G20: Xi akuzon Trudeaun për rrjedhje të informacioneve të takimit

Xi Jinping i Kinës është filmuar duke kritikuar Justin Trudeau e Kanadasë për zbulimin e detajeve të takimit mes tyre, disa ditë pasi ata zhvilluan bisedime në samitin e G20 në Bali.

Presidenti Xi i tha kryeministrit kanadez, se kjo ishte e papërshtatshme dhe e akuzoi për mungesë “sinqeriteti”.

Ai ka të ngjarë t’i referohej raportimeve se Trudeau diskutoi për spiunazhin e dyshuar kinez dhe ndërhyrjen në zgjedhjet kanadeze, shkruan BBC.

Bisedimet, të cilat u zhvilluan me dyer të mbyllura, ishin të parat e dyshes në vite.

Në pamjet e filmuara nga gazetarët në mbledhjen tashmë të përfunduar të liderëve botërorë, presidenti Xi dhe zoti Trudeau mund të shihen duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke biseduar nëpërmjet një përkthyesi.

“Gjithçka që kemi diskutuar ka rrjedhur në gazeta dhe kjo nuk është e përshtatshme”, i tha udhëheqësi kinez atij kanadez, në Mandarin.

Pasi buzëqeshi dhe tundi kokën, kryeministri kanadez u përgjigj duke thënë “në Kanada besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë të kemi”. 

Related Articles