Legjenda e Manchester Unitedit dhe Danimarkës, Peter Schmeichel beson se gjyqtari bëri një “gabim vërtet të madh” duke akorduar një penallti për Anglinë kundër Danimarkës të mërkurën mbrëma.
Ekipi i Gareth Southgate mundi 2-1 Danimarkën në Wembley në gjysmëfinale të Euro 2020 për të arritur në finalen e parë të madhe që nga Kupa e Botës 1966.
Mikkel Damsgaard kaloi Danimarkën në epërsi në pjesën e parë me një goditje mahnitëse nga gjuajtja e lirë.
Por, kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer ishte i pafat duke shënuar në portën e Kasper Schmeichel para pjesës së parë dhe u barazuar rezultati në 1-1.
Raheem Sterling u pengua nga Joakim Maehle në vazhdime dhe Anglisë iu dha një penallti e lehtë në një vendim të diskutueshëm.
Goditja e Harry Kane u ndal nga portieri danez, por kapiteni i Anglisë vulosi fitoren 2-1 pas topit të kthyer nga Schiechel.
Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger dhe shumë legjenda ishin kritik ndaj penalltisë dhe akuzoi VAR-in për lëshimin e gjyqtarit Danny Makkelie.
Tani, Schmeichel këmbënguli që vendimi i Makkelie për t’i dhënë një penallti Anglisë do të “debatohet për një kohë të gjatë”.
Legjenda 57-vjeçare e Danimarkës, i cili e talli Anglinë përpara ndeshjes gjysmëfinale, shtoi se ai do të ishte “shumë më i qetë dhe i pranueshëm nëse do të kishin shënuar një nga shumë shanset”.
“Ai bëri një gabim me të vërtetë të madh në dhënien e penalltisë dhe ky do të debatohet për një kohë të gjatë, të gjatë. Është e vështirë të marrësh sepse nuk është një penallti”, ka thënë fillimisht Schmeichel për beIN SPORTS.
“Unë do të isha shumë më i qetë dhe i pranueshëm nëse ata do të kishin shënuar një nga rastet e shumta që krijuan, por për fat të keq, gjyqtari bëri një gabim të madh për mendimin tim”.
“Telefoni im nuk ka ndaluar, të gjithë po thonë se nuk është një penallti, kështu që unë jam mjaft i sigurt se kam të drejtë duke thënë që nuk ishte”, përfundoi legjenda daneze.