Galtier konfirmon largimin e Icardit e Navasit nga Parisi

Galtier konfirmon largimin e Icardit e Navasit nga Parisi

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier ka konfirmuar se sulmuesi Mauro Icardi dhe portieri Keylor Navas do të largohen nga ekipi francez këtë verë.

Në konferencën për shtyp të enjten, Galtier ka thënë se klubi po mundohet tashmë të gjejë zgjidhje si për Icardin ashtu edhe Navasin.

Në fakt, dy lojtarët mund të përfundojnë në Serie A, me Monzan që po e kërkon Icardin dhe Napolin që ka shprehur interesim për Navasin.

“Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje për Mauro Icardin, ndërsa Navas nuk dëshiron të jetë portieri i dytë dhe tashmë ka klube të interesuara për të”, ka thënë Galtier.

Related Articles