Gara ilegale, zbardhen detaje nga aksidenti ku vdiqën tre persona në Prizren

Gara ilegale, zbardhen detaje nga aksidenti ku vdiqën tre persona në Prizren

Tre persona është raportuar se kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në dalje të Komunës së Prizrenit.

Sipas burimeve të deritanishme të lajmi.net, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Dyshohet se në momentin e aksidentit, veturat kanë qenë duke bërë gara ilegale.

Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve të tjerë nga aksidenti. 

Related Articles