Gara për gjyqtar të Kushtetueses kthehet në pikën zero, konkursi i ri do të jetë për dy gjyqtar

Gara për gjyqtar të Kushtetueses kthehet në pikën zero, konkursi i ri do të jetë për dy gjyqtar

Dje (e enjte) në Kuvend të Kosovës ka dështuar përzgjedhja e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese pasiqë asnjëri nga 3 kandidatët në garë nuk morën votat e mjaftueshme të deputetëve. Në raundin e tretë të votimit pjesëmarrës ishin 94 deputëtë nga të cilët 49 votuan Vigan Qorrollin e 38 Haxhi Xhemajlin dhe 7 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Dje ka dështuar votimi për përzgjedhjen e një gjyqtari të Kushtetueses ngase kandidatët në garë nuk i bindën shumicën e nevojshme të deputetëve për t’i votuar.

Si rrjedhojë e mosvotimit në Kuvend, i gjithë procesi është rikthyer në pikën zero.

Profesori universitar, Florent Muçaj, sqaroi se nuk është hera e parë që procesi i votimit për gjyqtar të Kushtetueses ka dështuar në Kuvend.

“Në Republikën e Kosovës nuk është hera e parë që dështojnë proceset për zgjedhjen gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Edhe më herët ka ndodhur që procesi të dështojë dhe më pas është ri shpallur konkursi. Në rastin konkret, pas dështimit të djeshëm të Kuvendit, duhet të rishpallet konkursi dhe procedurat nisin nga fillimi”, tha Muçaj.

Por, konkursi i ri që duhet të hapet nga Kuvendi do të jetë për dy gjyqtar.

Përveç përfundimit të mandatit të kryetares aktuale të Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi, nga ky institucion dorëheqje ka dhënë edhe Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar.

Megjithatë, sipas Muçajt, mungesa e dy gjyqtarëve nuk do ta pengojë punën e organit më të lartë të interpretimit të Kushtetutës.

“Në përbërjen aktuale që e ka Gjykata Kushtetuese, aktualisht nuk pengohet puna e saj në marrjen e vendimeve. Sipas nenit 19 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese Gjykata Kushtetuese ka kuorum nëse janë të pranishëm shtatë (7) gjyqtarë. Vendimet merren me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë”, tha profesori i së drejtës kushtetuese.

Procedura e përzgjedhjes

Kuvendi i Kosovës është institucioni që ligjërisht fillon procedurën e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses duke e publikuar thirrjen për nominim të kandidatëve.

Kandidaturat për t’u bërë anëtar të kësaj gjykate bëhen përsonalisht nga individët që dëshirojnë t’i futen garës për gjyqtar të Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

Related Articles