Katër medalje për garuesit e bodybuildingut dhe fitnesit në Ballkanikun e Rumanisë.
Kombëtarja e Kosovës në bodybuilding dhe fitnes ka fituar katër medalje, prej tyre dy të arta dhe të dy të argjendta, në Kampionatin Ballkanik për seniorë dhe U-20, që për dy ditë radhazi u mbajt në Severin të Rumanisë. Medaljet e arta për seniorë i fituan Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë bodybuilding -80 kg dhe Arton Koci në “Classic” -1.80 cm.
Medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm, shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20, të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”. Pjesëmarrjen e ekspeditës tonë në Ballkanik e mbështeti edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.