Gashi: Besoj se fundi i muajit është fundi i legjislaturës së Kurtit

Gashi: Besoj se fundi i muajit është fundi i legjislaturës së Kurtit

Kuvendi i Kosovës të hënën e ardhshme do të mbajë seancë në të cilën do të diskutohet qeverisja e kryeministrit Albin Kurti, në katër vitet e fundit.

Si më të rëndësishmën, këtë seancë e vlerësoi hefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi.

“Do të kemi tri seanca por më e rëndësishmja është e ditës së hënë, ku do të diskutohet qeverisja katërvjeçare e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, aty do të jetë debati kryesor dhe vëmendja kryesore. Në këtë seancë do të diskutohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet katërvjeçare, dhe do të diskutohen të gjitha masat dhe veprimet dëmtuese që Qeveria Kurti i ka bërë në këto katër vjet”.

“Ne si Grup Parlamentar i dhamë përkrahjen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të mbahet kjo seancë, dhe jemi të gatshëm për debat me kryeministrin dhe përfaqësuesit e tij. Kjo do të jetë seanca më e rëndësishme deri në fundin e kësaj legjislature e cila po shkon drejt fundit”.

“Kanë mbetur edhe pak dhe besoj se fundi i muajit është fundi i legjislaturës pasi të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha Gashi. /Gazeta Enigma

Related Articles