Analisti Shkëlzen Gashi teksa e komentoi deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama “veriu, tokë e askujt”, tha se ai po i bën presion kryeministrit Kurti për ta pranuar Asociacionin.
Gashi deklaroi në “Pressing” në T7 se Kurti po bën mirë që s’po e pranon Asociacionin.
“Mes Ramës dhe Kurtit është sepse Rama po i bën presion Kurtit me pranu Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është një kërkesë e Serbisë, e të cilën Bashkësia Ndërkombëtare po e mbështet. Ata si duket po i bëjnë presion edhe Ramës, dhe Rama po i bën Kurtit dhe Kurti nuk po pranon dhe mendoj që po bën mirë që s’po pranon”, tha ai në “Pressing”.