Notat e lojtarëve, Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb

Notat e lojtarëve, Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb

Ballkani ka marr fitore të madhe ndaj Dinamo Zagreb me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Almir Kryeziu dhe Wahid Hamidi ishin ata që i shënuan golat në këtë fitore historike të futbollit tonë.

Lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje ishte mesfushori Qëndrim Zyba i cili u vlerësua me notën 7.8 nga SofaScore.

Lumbardh Dellova dhe Almir Kryeziu u vlerësuan me notën 7.6 duke pasur po ashtu paraqitje fantastike.

Te Dinamo vetëm Dino Peric me notën 7.1 kishte notë kaluese nga kroatët.

Notat e lojtarëve të Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit

Related Articles