Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se me flamurin kuq e zi kemi triumfuar gjithmonë sepse ishim në të drejtën dhe tokën tonë.
Ai tha se të parët tanë ishin të parët e kësaj toke dhe qiellit.
“Gjithçka na bashkon dhe askush nuk mund të na ndajë. Kemi figura të njëjta kombëtare, kemi Skënderbeun, Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin”, tha ai në mbledhjen e parë të përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Në traditën tonë shqiptare mblidhemi dhe kujtojmë historitë. Sot jemi dy shtete, kemi dy qeveri e kuvende, kemi një rrugë e adresë dhe një drejtim; integrimin e plotë në rrugën evropiane. Kemi flamurin kuq e zi, i cili valëvitet përkrah kombeve të NATO-s aty ku ne si Kosovës aspirojmë”, shtoi Gashi.