Molos Gashi i pari në Dubai, mposht edhe hindusët (VIDEO)

Molos Gashi i pari në Dubai, mposht edhe hindusët (VIDEO)

Molos Gashi, i cili mori çmim të parë në garat ndërkombëtare në matematikë, rrëfeu se detyrën që e kishin ishte që 30 sosh të zgjidheshin në 3 minuta.

Sipas tij, pritjet i ka pasur që do jetë në më të mirët, por jo edhe i pari, andaj kjo ia shtoi besimin se do arrijë sukses edhe në gara tjera, në një prej të cilave do marrë pjesë online në dhjetor.

Prindërit e Molosit deklaruan se morën urime nga institucionet, por jo edhe përgjigje pozitive për ndihmën financiare të kërkuar për të birin.

Në garat ndërkombëtare të aritmetikës mentale dhe të abakusit që u mbajtën në Dubai e u organizuan nga Akademia Botërore e Brainobrainit, u shpërblyen me vende të para edhe 10 fëmijë tjerë kosovarë të moshave të ndryshme, teksa me vende të dyta 5 pjesëmarrës.

Nga “Brainobrain Kosova” kanë njoftuar se në kategori të ndryshme, që u vlerësuan të parët janë, Ag Abazi, Diell Baca, Greta e Heron Grajçevci, Lum Rrahmani, Laura Konjusha, Molos Gashi, Muhamed Tahirbegolli, Nina Jakupi dhe Vals Shehu.

Ndërkaq me titullin Gold Toppers, janë shpërblyer, Ana Balaj, Bora Sefa, Dell Tahiri, Fron Zherka dhe Yll Baca.

Related Articles