Gashi ia adreson 10 pyetje publike Akademisë së Shkencave

Gashi ia adreson 10 pyetje publike Akademisë së Shkencave

Analisti Shkëlzen Gashi, i është drejtuar me dhjetë pyetje publike Akamedisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Reagimi i tij vjen pasi një analizë e publikuar nga kryeakademiku, Mehmet Kraja, nxiti debat mjaft të madh në Kosovë.

Një nga pyetjet e Gashit drejtuar AShAK-ut është se kjo akademi, “ndonëse i ka marrë gati 12 milionë € nga buxheti i Kosovës – shtetit më të varfër në Evropë – i keni finalizuar vetëm dy projekte të mëdha: Monografinë «Kosova – vështrim monografik» dhe «Fjalorin Enciklopedik të Kosovës»?”.

Postimi i plotë i Gashit në FacebooK:

DHJETЁ PYETJE PЁR AShAK-un
1. Pse gati të gjitha publikimet i keni të autorëve shqiptarë e në gjuhën shqipe e gati asnjë publikim në gjuhën angleze?
2. Pse qe dhjetë vjet, ndonëse i keni marrë gati 12 milionë € nga buxheti i Kosovës – shtetit më të varfër në Europë – i keni finalizuar vetëm dy projekte të mëdha: Monografinë «Kosova – vështrim monografik» dhe «Fjalorin Enciklopedik të Kosovës»?
3. Pse të gjitha projektet i keni projekte kombëtare, e për dallim nga akademitë përreth, nuk e keni asnjë projekt ndërkombëtar?
4. Pse prej rreth 12 milionë € që keni marrë nga Buxheti i Kosovës, rreth 2/3 e këtij buxheti i keni çuar në paga dhe mëditje?
5. Pse honorari – për anëtarin e rregullt 1.429.54 €, e për anëtarin korrespodent 1.283.34 € – është trefish më shumë sesa i kolegëve tuaj nga vendet përreth, ndonëse Kosova është ndjeshëm më e varfër sesa vendet përreth?
6. Pse gati 90% e anëtarëve të rregullt të AShAK-ut nuk kanë pasë punime të publikuara në revista akademike ndërkombëtare, ndërkaq angazhime nëpër parti politike kanë pasë më shumë se gjysma e anëtarëve të rregullt të këtij institucioni?
7. Pse keni pranuar të udhëhiqeni nga një person i dënuar nga gjykata me 18 muaj burgim me kusht për shpërdorim të detyrës zyrtare?
8. Pse i pranoni në radhët tuaja të paktën tre plagjiatorë – Nexhat Daci, Sabri Hamiti e Arsim Morina – të akuzuar publikisht nga Musa Limani, nga Sali Bytyçi, e nga Talat Gjinolli, me dëshmi të forta, se veprat e tyre janë plagjiaturë?
9. Pse faqen zyrtare në internet e keni jofunksionale, të papërditësuar, dhe, mbi të gjitha, vetëm në gjuhën shqipe, e pothuajse asgjë në gjuhën angleze?
10. Pse prej 13 qëllimeve që ua përcakton ligji, ju e keni realizuar vetëm njërin: përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës të anëtarëve të Akademisë?

Related Articles