Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e sotme ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që ta trajtoj me prioritet situatën me pandeminë, e cila sipas tij ka eskaluar, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka potencuar se brenda 3 javësh kanë vdekur 604 qytetarë si pasojë e COVID-19.
Gashi ka thënë se zbatimi i reciprocitetit i takon pikave kufitare dhe jo Kurtit. “Ai shoë që e bëri kryeministri Kurti duke tregu targa është një shoë që është pa edhe më herët që është bë edhe nga kryeministri Thaçi. Le të kthehemi te prioritetet e këtij vendi, prioritet është pandemia dhe për tri javë të kanë vdekë 604 qytetarë, a ki diçka me thanë për këtë punë. Ktheju kësaj pune, ajo është detyrë normale që e bëjnë pikat kufitare, kerkush nuk mundet me hy në Kosovë pa I respektu rregullat e këtij vendi. Por t’i ktheju pandemisë, 604 vetë kanë vdekë, këtu kthehu po te presim. Sa i përket targave le t’i zbatojnë pikat kufitare dhe jemi në rregull”, tha Gashi./Gazeta “Enigma”.