Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Në fund, pritet edhe votimi i raportit.
Fjalën e mori edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pjesë e delegacionit të Kosovës.
Ai tha se Kosovës tepër gjatë i është mohuar vendi në KiE.
“Tepër gjatë Kosovë i është mohuar vendi në Evropë. Sot këtu qëndrojmë para jush si të barabartë, të gatshëm që të marrim vendin tonë në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në KiE, nuk është vetme çështje e rëndësisë politike, por edhe çështja e imperativit moral për të gjithë atë që kanë besuar në parime demokratike, të drejta të njeriut, etj”.
“Sot i kërkoj secilit prej jush të qëndroni në anën e duhur të historisë, të qëndroni pranë Kosovë dhe parimeve që definojnë identitetin tonë evropian”, ka thënë Gashi.