Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kundërshtuar mocionin procedural që të futen 50 pika të rendit të ditës prej tyre 40 aprovime të ligjit në seancë të Kuvendit.
Gashi ka thënë se tash duhet të flitet për mungesën e energjisë elektrike në vend.
“Rendi i ditës i miratuar në Kryesi i ka 38 pika të rendit të ditës, tash propozohet që t’i shtohen edhe 12 pika pa asnjë arsye hiç. Nuk po e kuptoj pse po e doni këtë me u bë 50 pika të rendit të ditës”.
“Kurrë s’ka ndodhë në këtë kuvend mi kalu 50 ligje brenda ditës. Në vend që të flitet për energjinë se si njerzt po mërdhihen pa rrymë si rezultat i paaftësisë së qeverisë me menaxhu këtë situatë ju propozoni me i fut 50 ligje me urgjencë që s’kanë lidhje me këtë punë”, tha Gashi.
Mocionin e kanë kundërshtuar edhe partitë opozitare PDK dhe AAK.
/Gazeta Enigma/