Gashi shpërfaq pasigurinë te deputetët e LVV-së: Dyshoj se dinë me votu ata

Gashi shpërfaq pasigurinë te deputetët e LVV-së: Dyshoj se dinë me votu ata

Analisti Shkëlzen Gashi ka pasur goxha kritika ndaj pushtetit të kryeministrit Albin Kurti.

Ai u shpreh i pakënaqur me programin e Qeverisë Kurti 2, njësoj si me atë të Qeverisë Kurti 1.

Gashi teksa ishte në studio përball deputetit Haki Abazi, e pyeti atë se pse nuk pati reagim kur ishte publikuar lista për deputetë nga radhët e LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021’s.

Kjo pasi, Gashi shprehet se 90 për qind e deputetëve të Vetëvendosjes kanë probleme themelore për shkrim e lexim.

Madje, ish-këshilltari i Kurtit dyshon se ata nuk dinë as të votojnë.

“Pse nuk pat apo pati reagim brenda aty kur doli lista për deputetë, që shpërfaqi të zezë e që ta kallëzon përmbajtja e deputetëve”, tha ai në T7.

“90% kanë probleme themelore me shkrim e lexim. Dyshoj që dinë me votu ata. Kur u bo kjo listë pse nuk pati reagim për mungesë të ekipit atëherë, mungesë programit e kështu me radhë”, theksoi Gashi.

Por, Abazi ia ktheu atij duke thënë se “programi i Qeverisë Kurti ka rreth dy mijë faqe”.

Related Articles