Gashi “trazon” opinionin: Disa deputetë të LVV-së janë të gatshëm për të ardhur në LDK

Gashi “trazon” opinionin: Disa deputetë të LVV-së janë të gatshëm për të ardhur në LDK

Shefi i Grupit Parlemtnar të LDK-së, Arben Gashi, është pyetur se ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje do të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi pakënaqësive të Haki Abazit dhe Fatmir Humollit për partinë e Albin Kurtit.

Ai pa përmendur emra, tregoi se ka disa deputetë që janë të gatshëm për të aderuar në LDK-në që drejtohet prej Lumir Abdixhikut

“Po ka edhe tjerë që janë të gatshëm me ardh te na, po për momentin s’po flas. Ka edhe që nuk kanë folur publikisht. Nuk janë këto grupet që janë pak më radikale me agjenda tjera politike, por ka deputetë që mund të jenë lehtësisht pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së, por për momentin po mendojmë se është e panevojshme me bo atë veprim”, tha ai në T7.

“Po mbesin shumë pak pastaj”, ironizoi Gashi, kur në studio televizive u përmend “transferi” i deptuetëve nga LVV-ja te LDK-ja.

Gjithashtu, ai kritikoi pushtetin “paaftësi totale edhe të menaxhimit të seancave dhe kuvendit”.

I pyetur për bashkëpunimin politik mes LDK-së dhe LVV-së në Qeverinë Kurti 1, ligjvënësi opozitar theksoi se “Kosovës i është dashur një koalicion i tillë”.

Related Articles