Pasi la futbollin, Ozil do të garoj për deputet në partinë e Erdoganit

Pasi la futbollin, Ozil do të garoj për deputet në partinë e Erdoganit

Mesut Ozil është shfaqur si një kandidat befasues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Turqi, teksa ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit fillon jetën pas futbollit.

Mesfushori – i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist muajin e kaluar – është shfaqur si një kandidat i mundshëm për parlamentin turk sipas raportimeve.

Gazeta Turkiye shkruan se Ozil është renditur si një nga kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme, duke qenë përfaqësues i AK Partisë.

Njoftimi vjen pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan la të kuptohet se do të kishte disa emra surprizë në listë, por pak prej tyre prisnin të shihnin  ish-anëtarin e Arsenalit dhe Real Madridit.

Pavarësisht se ka luajtur për Gjermaninë gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Ozil ishte djali i emigrantëve turq dhe shpesh ka folur shumë për marrëdhënien e tij me atdheun e prindërve.

Ai dihet se ka marrëdhënie të ngushta me presidentin Erdogan, me këtë të fundit që kishte marrë pjesë në dasmën e ish-futbollistit në vitin 2019.

Related Articles