Gastronomët do të protesojnë sërish: Nesër do të dëgjohet zëri ynë

Gastronomët do të protesojnë sërish: Nesër do të dëgjohet zëri ynë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka organizuar sërish protestë për të kundërshtuar masat ndaj COVID, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Arian Vrainca, nga Shoqata e Gastronomëve dha detaje rreth protestës.

“Gastronomët janë më gati se kurrë dhe për këtë protestë janë mobilizuar gastronomët nga të gjitha qytetet e Kosovës. Nesër do të dëgjohet jashtëzakonisht shumë zëri ynë, i cili na është ndaluar të komunikojmë me institucionet publike, po ashtu nesër do të shihet se sa po preket ekonomia dhe se nuk po dëmtohet vetëm gastronomia por e gjithë ekonomia”.

“Si shkak i mbylljes dhe mungesës së strategjisë është duke u dëmtuar e gjithë ekonomia e vendit. Institucionet shtetërore deri tani na kanë injoruar dhe s’na kanë dëgjuar, për këtë nesër do të ketë një tubim masiv”, tha Vrainca në klankosova.

Protesta do të mbahet nesër, nga ora 13:00, para ndërtesës së Qeverisë, ku bashkë me gastronomët, do të protestojë edhe Oda e Hotelerisë së Kosovës.

Related Articles