Fati i 1612 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë ende nuk dihet, raporton Gazeta Enigma.
E për të kërkuar drejtësi për ta, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovës solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë.
YHIR do të organizojë një aksion rrugor “Dera e Pritjes”.
Aksioni rrugor ‘Dera e Pritjes’ do të mbahet sot në Sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 18:00. / Gazeta Enigma.