Pas zgjedhjes së kryeministrit të Australisë, Anthony Albanese, diskutimet rreth mbiemrit të tij që është karakteristikë e shumë arbëreshëve të Italisë, nuk mungoi aspak, shkruan GazetaEnigma.
Në lidhje me këtë ka folur edhe gazetari i CNN, Andrew Kaczynski, i cili përmes një postimi në Twitter, shpjegoi arsyen e mbiemrit “Albanese” të australianit derisa tregoi se edhe vetë ai ka prejardhje arbëreshe.
Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh sikur edhe unë”, shkroi Kaczynki.
Bazuar në biografinë e udhëheqësit të ri në Australi, babai i Anthony ishte nga Barletta, vend në Italinë Juglindore. Mbiemri i babait të tij, Albanese, i referohet popullit arbëresh që është në numër të madh në këtë pjesë të Italisë. / GazetaEnigma
Postimi:
He is an Albanian of Italy. His last name is Albanese. He is an Arbereshe like me. https://t.co/Z4vtHmQjLE— andrew kaczynski (@KFILE) May 22, 2022