Njëra prej temave më të nxehta në Kosovë prej mbarimit të luftës e deri tani vazhdon të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. E për një gjë të tillë rol të madh kanë edhe mediat, gazetarët të cilët shkruajnë për këtë fushë.
Gazetari i Gazetës Enigma, Shkelqim Xhaqkaj ka fituar çmimin e tretë nga juria e Peaceful Change Initiative për dy shkrimet që flasin për bashkëjetesën mes serbëve dhe kosovarëve në fshatin Kmetovc të Gjilanit dhe fshatin Jasenovik të Novobërdës.
Xhaqkaj ka shkruar fitimi i këtij çmimi është motiv shtesë për të që vazhdojë të shkruaj për normalizimin e marrëdhënieve mes serbve dhe kosovarve, edhe pse sipas tij të shkruash në këtë fushë është mjaft sfiduese.