Gazetari i “The Guardian”: Norwich City ka transferuar futbollistin më të mirë të Kosovës

Gazetari i “The Guardian”: Norwich City ka transferuar futbollistin më të mirë të Kosovës

Milot Rashica nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e një nga kampionateve më prestigjioze në Evropë.

Sulmuesi u transferua te Norwich, me këta të fundit që i paguan Werder Bremen plot 11 milionë euro, për shërbimet e lojtarit.

Së fundmi, për transferimin e Rashicës, ka folur edhe gazetari i mediumit prestigjoz britanik “The Guardian”, i cili thekson se Norwich ka marrë lojtarin më të mirë nga Kosova.

“Kosova ka një skuadër të mbushur me futbollistë të mirë por Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë të këtij shteti. Është një futbollist i talentuar që mund të ketë sukses.

Norwich ka bërë pazar të mirë me këtë blerje, ku nëse e krahasojmë Kosovën çfarë futbollistësh ka pasur para 7-8 vitesh dhe tani është me të vërtetë sikur përallë”, u shpreh gazetari Nick Ames.

Related Articles