Gazetari kroat: Nuk do të bëj kurrë intervistë me Vuçiqin, sepse do të më duhej të kërkoja përgjigje nga e kaluara e tij

Gazetari kroat: Nuk do të bëj kurrë intervistë me Vuçiqin, sepse do të më duhej të kërkoja përgjigje nga e kaluara e tij

Autori dhe drejtuesi i emisionit “E diela në 2” në televizionin kroat, Aleksandar Stanoviq, ka vlerësuar se tregu mediatik serb është “më brutal” se ai kroat dhe se nuk do të dëshironte të punonte në mediat serbe.

“Unë besoj se gjithçka ka kufijtë e saj, duke përfshirë qëndrimin ndaj njerëzve,” tha Stankoviç në një intervistë për gazetën Nova, libri i të cilit “Nga lëkura ime – jeta me depresion”, së shpejti do të promovohet në Beograd.

Duke folur për atë se sa vite më parë ka dashur të marrë një intervistë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se kjo nuk ka ndodhur, “edhe pse kanë qenë të afërt” dhe se nuk e thërret më Vuçiqin.

“Gjithë nder për presidentin serb, por ndoshta nuk jam unë personi që duhet të flas me të. Tashmë kam arritur në fazën që nëse bëj diçka, mundohem të jem afirmativ, veçanërisht në raport me marrëdhëniet kroato-serbe. Kam frikë se biseda nuk ishte ajo që ishte,” tha Stankoviç.

Siç deklaroi ai, “do të më duhej, për hir të publikut kroat, të kërkoja përgjigje nga e kaluara e tij”.

“Dhe njohja e Vuçiqit do të kthehej në një lloj konkurrence egoje, e cila nuk do t’i bënte dobi askujt”, tha Stankoviq.

Related Articles