Shqipëria sebep, edhe trajneri i Çekisë mund të shkarkohet?

Shqipëria sebep, edhe trajneri i Çekisë mund të shkarkohet?

Shqipëria e mposhti Republikën Çeke me rezultat 3-0, në mbrëmjen e së enjtes duke bërë hap të madh për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Kjo si duket do t’i kushtoj trajneri çek, Jaroslav Silhavy, pasi Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Çekisë do të mblidhet në javën e ardhshme për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Sipas kreut të Federatës Çeke Petr Fousek, tani do të fokusohen në mposhtjen e Ishujve Faroe në shtëpi të dielën.

Ndërkohë, trajneri Silhavy theksoi se detyra e tij është të përgatis ekipin për të dielën.

“Dorëheqje? Sigurisht, kjo (qëndrimi im) do të trajtohet, kjo është e qartë. Megjithatë, detyra ime tani është të përgatis ekipin për të dielën, që është një kohë e shkurtër. Nuk e di se çfarë do të dalë nga drejtuesit”, tha Silhavy në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Tiranë.

Përndryshe, Çekia pas pesë ndeshjeve renditet në vendin e tretë me tetë pikë.

Me shkarkim pas humbjes nga Shqipëria, i kushtoi trajnerit të Polonisë, Fernando Santosit – mbetet për t’u parë nëse edhe trajneri çek do ta ketë fatin e njëjtë.

Related Articles