Gërvalla takon studentë nga Universiteti i Vjenës, iu flet për politikën e jashtme të Kosovës

Gërvalla takon studentë nga Universiteti i Vjenës, iu flet për politikën e jashtme të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim një grup studentësh të nivelit Master nga Universiteti i Vjenës, të shoqëruar nga profesori Manfred Nowak.

Gërvalla ka shpjeguar para studentëve angazhimin e Qeverisë së Kosovës në përgjithësi, si dhe çështjet e politikës së jashtme në veçanti.

“Ne kemi një rini të zellshme, mirë të edukuar dhe me vizion”, ka theksuar ajo, duke përmendur fokusin e të rinjve të Kosovës në fushën e teknologjisë informative dhe arritjet në këtë drejtim.

Kryediplomatja kosovare i ka njoftuar studentët nga Vjena se politika e jashtme e Kosovës synon identifikimin gjithnjë e më të fortë të Kosovës me kulturën e saj, si dhe promovimin e mundësive të bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me investitorë të huaj.

Gërvalla i është përgjigjur interesimit të studentëve që të dinë për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, zhvillimet aktuale në vend, zhvillimet në sektorë specifik dhe mundësitë e promovimit të tyre, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe botën akademike, e shumë çështje të tjera.

Related Articles