Geci: Thaçi mi puthi duart, i thash je kanë dhe je rrenc

Geci: Thaçi mi puthi duart, i thash je kanë dhe je rrenc

Fadil Geci, anëtar i familjes Geci nga Lluasha e Skënderajt, ka folur rreth nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. Geci, që është vëllai i Gani Gecit, ish-ushtar i UÇK-së, ka folur më saktësisht rreth komunikatës 59-të, e cila komunikatë u përmend si provë edhe në Gjykatën Speciale nga ana e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Ai ka treguar edhe një episodë, që sipas tij ka ndodhur kohë më parë.

“Hashim Thaçi ka qenë në shpi te unë për një punë, edhe i kam thënë kështu: ti je kanë në LDK, kryetar i Forumit Rinor. Tha kam rrejt. I thash je kanë rrenc atëhere, edhe je rrenc sot, unë. M’ka kapur për dore, u dal për jashtë, hajde. Edhe mi ka puth duart, burri që mi puthë duart..” – deklaroi ndër të tjera Geci.

Geci ka theksuar se e ka pritur që një kohë të gjatë që të shohin një gjë të tillë, pra të dihet se kush e ka shkruar komunikatën 59.

“Po të them të drejtën unë dhe familja ime e kemi pritur gjatë këtë ditë, edhe me pa një të vërtetë. Unë e kam ditë që shumica janë kanë të bindur që kjo komunikatë është një komunikatë fallce, e rrejshme për interesa personale të dikujna, por nuk e kemi ditë cili është ai person” – deklaroi fillimisht ai.

Tutje, ai komentoi edhe deklaratën e Rexhep Selimit, ish-komandant i UÇK-së, i cili deklaroi se ishte Hashim Thaçi, ai që e shkroi këtë komunikatë.

“Sonte unë duhet me falënderu Rexhep Selimin, që përkundër divergjencave politike që i kemi, edhe me Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, e ka thënë një të vërtetë, që është për t’u përshëndetur” – deklaroi ai në Debat Plus.

Related Articles