Gentiana Feraj i bashkohet Kosovës U-19

Gentiana Feraj i bashkohet Kosovës U-19

Futbollistja e talentuar që jeton në Gjermani, Gentiana Fetaj do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

19-vjeçarja po zhvillon një karrierë të bujshme në Gjermani dhe vlerësohet si një futbolliste tejet e talentuar. Ajo deri më tani ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Gjermanisë (U15, U17, U19). Ndërmjetësues në ardhjen e kësaj futbolliste në kombëtaren dardane ishte gjyqtari i njohur dhe bashkëpunëtori i FFK-së, Gani Musliu.

Pas kontakteve të vazhdueshme me presidentin Agim Ademi dhe bisedimeve të gjata me futbollisten dhe familjen e saj, është marrë vendimi që tash e tutje Gentiana ta përfaqësojë Kosovën. Tani FFK në kohë sa më të shpejtë që është e mundur do ta përgatisë dokuementacionin e nevojshëm për pajisje me pasaportë dhe për licencim në FIFA.

Ardhja e Gentiana Fetaj do t’i japë impuls Kombëtares A për paraqitje sa më të mira në të ardhmen. Ajo luan në rolin e mesfushores dhe deri më tani ka regjistruar 23 ndeshje për ekipin kombëtar të grupmoshave të Gjermanisë, derisa aktualisht është pjesë e klubit FC Carl Zeiss Jena.

Related Articles