Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë

Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është paraqitur sot në gjykatë për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim pasurie.

Me këtë rast Gërvalla ka deklaruar se është e pafajshme dhe ka refuzuar të pranojë akuzat.

Sipas aktakuzës, ajo akuzohet për “Mosraportimin ose raportimin e rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe detyrimeve financiare”, pasi nuk ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortit të saj, një pronë kadastrale të pa deklaruar dhe një biznes që ajo mban në Gjermani. / Gazeta Enigma.

Related Articles