Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla pas miratimin të projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskim të Pasurisë së Papërligjshme u deklarua rreth përmbajtjes së projektit, raporton Gazeta Enigma.
Ajo tha se “objektivi” i këtij ligji është të ndërtojë proces civil “të kontrollouar plotësisht nga gjykata” për çështje të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve publikë.
“Byroja nuk ka rol paralel ndaj prokurorisë apo gjykatës, përkundrazi ndërton proces civil ku Byroja ka rol analitik dhe përgatitor, Byroja mbledh, verifikon dhe paraqet prova por nuk mer vendimi për konfiskim, atë e merr përfundimisht gjykata. Konfiskimi bëhet vetëm me vendim gjyqësor”, tha ajo.
