Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka bërë një deklaratë interesante, teksa foli për një fushatë hibride që sipas saj i është vërsulur Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ajo thotë se “Fushata e javëve të fundit që udhëhiqet nga opozita dhe një pjesë e skenës mediale jo vetëm të Kosovës, që ushqehet dhe me gjasë ngjizet dhe orientohet nga akterë të tjerë të luftrave klasike hibride”, ka thënë ajo.
Sipas saj synimi i kësaj fushatë ndaj qeverisë “është kundër Kosovës së re që po frymon, duke e cilësuar Qeverinë tonë si bashkëpunëtore të Radojçic e radojçicave të tjerë kundër sovranitetit të Kosovës”.
“Por unë e di ju e dini që këtë nuk e beson as fëmija në djep”, theksoi tutje Gërvalla. / Gazeta Enigma.
Gërvalla: Ju e dini se as fëmija në djep nuk beson se Mimoza Kusari ishte bashkëpunëtore e Radoiçiqit
