Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për takimin me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Duke njoftuar për këtë takim, Gërvalla ka thënë se me kryediplomatin e Greqisë kanë diskutuar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Gërvalla ka thënë se ka përmendur edhe përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim ekonomik, me fokus tregtinë dhe investimet.

“Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm të Jashtëm Giorgos Gerapetritis në margjinat e #UNGA79. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Theksova përkushtimin e Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, me fokus tregtinë dhe investimet”, ka shkruar Gërvalla.

Related Articles