Gërvalla: Mbështetje e palëkundur për Ukrainën, pa kompromis me Rusinë

Gërvalla: Mbështetje e palëkundur për Ukrainën, pa kompromis me Rusinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi rëndësinë e mbështetjes së qëndrueshme për Ukrainën gjatë panelit “Trajtim i Drejtë dhe Human” në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën.

Ajo theksoi se kthimi i fëmijëve të deportuar dhe lirimi i robërve të luftës duhet të jenë synime kryesore të komunitetit ndërkombëtar, shkruan Gazeta Enigma.

Gërvalla theksoi se çdo kompromis me Rusinë nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme, duke paralajmëruar se Rusia nuk do të ndalet derisa të mposhtet plotësisht.

Ajo vlerësoi konferencën në Montreal si një mundësi për ministrat e jashtëm nga mbarë bota për të diskutuar dhe formuluar një plan të qartë dhe të qëndrueshëm për mbështetje dhe trajtim të drejtë për popullin ukrainas./GazetaEnigma/

Related Articles