Gërvalla: Nëse opozita nuk e voton Osmanin për Presidente, na duhet shpjegim para qytetarëve

Gërvalla: Nëse opozita nuk e voton Osmanin për Presidente, na duhet shpjegim para qytetarëve

Kryetarja e Guxo-s, Donika Gërvalla, u pyet për një situatë, që mund ta çojë vendin në zgjedhje, në rast se presidentja Vjosa Osmani, nuk rizgjidhet sërish në këtë pozitë.

Sipas saj, ish-partitë opozitare nuk kanë dhënë shenja që nuk do ta votojnë Osmanin..

“Ti mendon që opozita nuk do të na i jep votat për presidenten Osmani. Unë nuk po shoh sinjale deri tash, ose të paktën nuk e kam dëgjuar ta thonë publikisht, që opozita nuk ka votë për presidenten Osmani. Nëse nuk e votojnë, na duhet një shpjegim para qytetarëve.” – tha Gërvalla.

Related Articles