Ministrja në detyrë Donika Gërvalla pas dështimit të 13 të Kuvendit ka theksuar se duhet të konstituohet sa më parë Kuvendi, duke theksuar se nuk ekziston asnjë alternativë tjetër, raporton Gazeta Enigma.
“Është krejt i pakuptueshëm vazhdimi i kësaj bllokade. Kuvendi duhet të konstituohet, nuk ka alternativë”, ka deklaruar Gërvalla, duke akuzuar opozitën për pengimin e qëllimshëm të formimit të institucioneve.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë sinjale të vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje dhe për të ecur përpara, por deri më tani nuk është arritur asnjë përparim konkret. Ajo propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale, e ka quajtur “absurd” dhe “të ngjashme me rikthim në vitin 1999”.
“Kosova është një demokraci e konsoliduar evropiane. Opozita duhet t’i thërrasë mendjes dhe të mos bllokojë procese që nuk janë për t’u bllokuar”, theksoi Gërvalla.