Biden sot ka njoftuar se është tërhequr nga gara presidenciale.
Jo shumë kohë pas njoftimit ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ajo ka thënë se populli i Kosovës e admiron dhe do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Tutje Gërvalla ka theksuar se Biden tregoi se çfarë lideri dhe karakteri të madh ka.
“Udhëheqja e tij në Perëndim dhe kontributi i tij me dekada për lirinë dhe demokracinë globale janë një shërbim për të gjithë botën”, ka shkruar kryediplomatja kosovare në X. /Gazeta Enigma