Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar se pika kufitare në Bërnjak është mbyllur pasi që persona të maskuar po i ndalojnë veturat dhe pasi po e konstatojnë se janë shqiptarë nuk po i lejojnë ta kalojnë kufirin, shkruan Enigma.
“Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet.”, tha ajo.
Gërvalla u shpreh se pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.