Gërvalla pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani

Gërvalla pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Në konferencë pas takimit është potencuar domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë mes dy vendeve, dinamika e komunikimit ekonomik si dhe lehtësimi i shëkmbimit të mallërave dhe njerëzve. Poashtu është theksuar rëndësia e mbylljes së çështjeve të hapura në rajon, mbështetja e dialogut Kosovë – Serbi nga ana e Maqedonsë së Veriut, i cili dialog është thënë se duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes dy shteteve, në funksion të përshpejtimit të rrugës integruese të rajonit në BE.

Ministri nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, po sot është pritur në takim edhe nga Presidentja, Vjosa Osmani.

Related Articles