Gërvalla pret në takim ministrin kroat

Gërvalla pret në takim ministrin kroat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homolgun e saj nga Kroacia, Gordan Grlić Radman, raporton Gazeta Enigma.

Ky takim i cili u mbyll për media, është duke u mbajtur në objektin e kësaj ministrie.

Pas këtij takimi, Gërvalla dhe Radman do të flasin para gazetarëve në një konferencë për media.

Ndryshe, Gril do të qëndrojë vetëm një ditë në Kosovë, ku pas takimit me minstren Gërvalla, do të takohet edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Ndërsa, nga Ministria e Punëve të Jasthme kroate kanë thënë se tema të diskutimit gjatë vizitës në Kosovë do të jenë integrimet evropiane, ndihma e Kroacisë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e trupave kroate në KFOR, mbrojtja e diasporës në Janjevë dhe Letnicë dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

LIVE

DREJTPËRDREJT – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla pret në takim homolgun kroat, Gordan Grlić RadmanPosted by Gazeta Enigma on Wednesday, May 5, 2021

/Gazeta Enigma/.

Related Articles