Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla në Komisionin për Integrime Evropiane ka foluar për liberalizimin e vizave dhe shtetet skeptike që po e pamundësojnë heqjen e vizave.
Në raportimin e saj, Gërvalla tha se nuk e përsërit gabimin e së kaluarës dhe s’mund të thotë se kur do të hiqen vizat për kosovarët, raporton Gazeta Express.
LEXO EDHE: Bllokada me vizat – a do të ndodh liberalizimi i vizave këtë vit?
“Mosliberalizimi i vizave jo vetëm që është çështje e padrejtë por është çështje e kredibilitetit të institucioneve të BE-së sepse është konstatuar që Kosova ka përmbushur kriteret jo nga kjo qeveri por nga qeveritë e kaluara. Nëse shtetet të cilat janë skeptike ndaj liberalizimit të vizave na thonë se çështja e liberalizimit ka të bëjë edhe me shtetin ligjor neve na mbetet të bindim ato shtete skeptike se cili është realiteti në Kosovë dhe cilët janë hapat që ne do të ndërmarim. Unë nuk do të përsëris gabimet e së kaluarës dhe të them se liberalizimi i vizave do të zgjidhet në dhjetor apo në vitin tjetër apo se kur do të zgjidhet ”, tha ajo.
Ajo tha se si ministri kanë pasur ndikim në ndërrim të vogël të skepticizmit dy shteteve skeptike.
“Disa prej refuzimeve vijën lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimet e brendshme të tyre, në njërin prej tyre kemi procesin zgjedhor, përshtypja ime është që me hapa të vegjël por megjithatë është punuar dhe ka ndikuar në një ndërrim të vogël në dy prej shteteve që janë skeptike”, deklaroi ajo. /Gazeta Enigma.