Gërvalla takohet me homologun e saj çek

Gërvalla takohet me homologun e saj çek

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla u takua me homologun e saj çek, Jan Lipavsky, ku folën për raportet mes dy vendeve dhe thellimin e tyre.

Gjatë këtij takimi, Gërvalla vlerësoi mbështetjen e Çekisë ndaj Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik, ku shprehu mirënjohje ndaj Presidencës Çeke të BE-së në mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ajo shtoi se, Republika e Kosovës e konsideron Republikën Çeke si aleate të rëndësishme me të cilën ndanë vlera dhe vizion të përbashkët për paqe, prosperitet dhe integrim euro-atlantik andaj sheh potencial të madh për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Kujtojmë se Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në Çeki.

Related Articles