Gërvalla: Italia është mike e Kosovës, lidhja mes nesh është e vjetër

Gërvalla: Italia është mike e Kosovës, lidhja mes nesh është e vjetër

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun italian, Luigi Di Maio.

Pas takimit, ajo në konferencë të përbashkët me të, ka thënë se lidhja mes dyja vendeve është e fortë dhe e vjetër.

“Disa javë më parë kemi mbajtur një stërvitje të përbashkët ushtarake në Kosovë. Vendi ynë është i përkushtuar për anëtarësim në BE dhe NATO. Maio e di se mijëra shqiptarë janë vendosur në Itali pas vdekjes së Skënderbeut. Edhe sot ka fshatra që fliten dialektet e vjetra të shqipes. Lidhja mes Italisë dhe nesh është shumë e gjallë dhe shumë e vjetër. Patëm takim të shkëlqyer sa i përket atmosferës dhe rezultateve”, është shprehur Gërvalla.

“Italia është mike e Kosovës. Nënshkrimi i marrëveshjes për eliminim të tatimit të dyfishtë do të bëjë që bashkëpunimi ekonomik të jetë më pak burokratik  dhe do të ndikojë për investime të huaja direkte nga Italia në Kosovë”

Related Articles