Getinjo e merr vesh për vdekjen e dajës: U mërzita tepër

Getinjo e merr vesh për vdekjen e dajës: U mërzita tepër

Siç dihet tashmë reperi Getinjo mbrëmë u largua me dëshirën e tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Ai tani është krah familjes teksa këtë mëngjes e ka marrë vesh për vdekjen e dajës.

Daja i tij ndërroi jetë më 13 dhjetor të vitit të kaluar teksa Geti ishte pjesë e shtëpisë së famshme.

Artisti është shprehur i mërzitur derisa ka bërë një shkrim në InstaStory duke falënderuar edhe përkrahësit për mesazhet.

image 97

Kujtojmë se Mozzik pati dalë me një reagim publik në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e dajës së tij, Burim Hetemi, i cili ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ku edhe dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

Ai ka bërë të ditur se bashkë me familjen e tij do të kërkojnë drejtësi nga institucionet e rendit në Republikën e Kosovës për ta zbardhur rastin e vdekjes së dajës së tij.

“Vdekje në duar të shtetit! Me datë 13 të këtij muaji rreth orës 12:40, daja im Burim Hetemi – tashmë i ndjerë, në dhomat e qendrës së paraburgimit të Gjilanit, gjeti vdekjen. Rasti tashmë po dyshohet si vetëvrasje. Arsyeja pse i ndjeri ndodhej në këtë qendër ishte “Dhuna në familje”, e si shkak i veprimit të tillë, kanë qenë problemet e gjendjes mendore me të cilat është ballafaquar – për çfarë është trajtuar në institucionin përkatës të shëndetit mendorë.

I ndjeri ka qenë gjithashtu i varur nga substancat narkotike (heroinë) shumë vite më parë dhe ka qenë në trajtim të vazhdueshëm psiko-terapeutik. Të gjithë këto fakte qenë të njohura për institucionet e shtetit me rastin e mbylljes së tij në paraburgim, ndërsa për familjen ngritën shumë pikëpyetje se si mund të ndodhë një akt i tillë në duar të shtetit?!

Si është e mundur të lihet ashtu krejtësisht i vetëm një person i ndaluar për “Dhunë në familje”, për të cilin mirëfilli dihet gjendja mendore e tij?

Si është e mundur të lihet vetëm një person për të cilin organet e Policisë kanë pasur në posedim të gjithë dokumentacionin përkatës të trajtimit të tij mendor?

Me çfarë mjeti ka kryer vetëvrasjen dhe pse nuk janë marrë masat preventive për t’i pamundësuar një veprim të tillë?

Ku ishin zyrtarët kompetent, në kohën e kryerjes së aktit?

Edhe sa raste të pakujdesisë e neglizhencës së shtetit për shkak të të cilave humbin jetë duket të ndodhin që të mbushemi mend?”, ka shkruar Mozzik.

Ai është gjetur i varur në litar pa shenja jete në kohën kur po shpërndahej ushqimi dhe pavarësisht tentativave për ta shpëtuar, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Related Articles