Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanëve” iu nevojitet vetëm fitorja për të shpresuar për pozitën e parë në grupin 2 të Ligës C.
Në konferencën para ndeshjes, trajneri Alain Giresse tha se ndeshja ndaj Greqisë do të jetë shumë e vështirë, marrë parasysh edhe mungesat, por që theksoi se e kanë për obligim ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme
“Është ndeshje e vështirë. Nuk mund të them që është finale apo jo, por është ndeshje shumë e rëndësishme për kualifikimet dhe fitorja nesër ka rëndësi të madhe për ambiciet tona. Është e qartë që kemi pasur probleme me lëndime dhe suspendime. Por, shpresoj që nuk do të kemi mungesa dhe probleme tjera në ndeshjen e radhës. Jemi këtu me këtë numër të futbollistëve dhe e kemi për obligim të përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Giresse.