Giresse: Zvicra test i madh për Kosovën për të matur nivelin tonë

Giresse: Zvicra test i madh për Kosovën për të matur nivelin tonë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, është duke e mbajtur konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore.

Giresse të premtën e kaluar publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar dhe sot në këtë konferencë do të flet për dy sfidat e tij të para si përzgjedhës i Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka nevojë të përballet me Kombëtare të forta, në mënyrë që ta shohë veten se në çfarë niveli gjendet.

“Zvicra kohëve të fundit është një super-ekip dhe do të jetë një ndeshje interesante. Në të njëjtën kohë, për ne do të jetë një test dhe matës që ta shohim nivelin tonë, që ta shohim se sa mund të krahasohemi me kombëtare më të mëdha se Kosova. Për ne është me shumë rëndësi të luajmë me Kombëtare të mëdha si Zvicra”, deklaroi trajneri francez në konferencë për shtyp.

Për Kosovën kjo do të jetë një ndeshje e veçantë duke e pasur parasysh se tek Zvicra luajnë Shaqiri e Xhaka dhe që te Kosova luajnë lojtarë që janë rritur në Zvicër.

Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.

Më 29 mars, në Cyrih, poashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.

Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.

/Gazeta Enigma/

Related Articles