Në Gjakovë kanë filluar reshjet e mëdha të shiut e breshërit.
Reshjet e shiut vijnë pas temperaturave përvëluese që kanë mbizotëruar vendin këto ditë.
Nuk është mësuar ende nëse është shkaktuar ndonjë dëm material.
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, u tha në njoftimin e IHMK’së të lëshuar të premten.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”.