Një burrë është rrëzuar në vendin e punës në Gjakovë duke pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Enigma.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar pronari nën dyshimin se nuk i ka përmbushur masat e sigurisë në vend punishte.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se nuk i ka përmbushur masat e sigurisë në vend punishte, dhe si pasoj viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.