Gjakovë: Aksident zinxhiror, lëndohen tre persona

Gjakovë: Aksident zinxhiror, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Ura e Drinit” në Gjakovë.

Në këtë aksident ishin të përfshira pesë vetura.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Rajonal në Gjakovë.

“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga automjeti i fundit. Shoferja me këtë rast e godet veturën e katërt e cila ka qenë e ndaluar, katër automjetet ishin të ndaluara, dhe pastaj nga inercioni goditen edhe tre vetura të tjera”, tha ai.

Sahatqija njofton se lëndimet e personave të prekur në këtë aksident, janë të lehta.

“Ata janë trajtuar në spital dhe më pas edhe janë liruar”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma

Related Articles