Gjakovë, arrestohet një person pasi nën ndikimin e alkoolit shkaktoi aksident trafiku duke i lënduar tre persona

Gjakovë, arrestohet një person pasi nën ndikimin e alkoolit shkaktoi aksident trafiku duke i lënduar tre persona

Është arrestuar një person në Bec të Gjakovës, pasi i njëjti dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke i lënduar tre persona.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 8 prill rreth orës 20:45.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Gazeta Enigma.

“Bec, Gjakovë (DM: 550-993) 08.04.2022 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka drejtuar veturë nën ndikim të alkoolit me 2.38 promila dhe ka shkaktuar aksident trafiku duke e goditur nga ana e pasme veturën tjetër me ç’rast lentime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë të cilëve iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles