Një burrë nga Gjakova ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar.
Policia ka intervistuar të dyshuarin, ndërkaq me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Gjakovë, 13.02.2022 – 11:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur, është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. / Gazeta Enigma.